Katy Perry në ndryshim drastik/ Heq dorë nga flokët biondë për transformimin

Bota e Yjeve

Katy Perry në ndryshim drastik/ Heq dorë nga flokët biondë për transformimin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 06:19
Katy Perry

Katy Perry me sa duket po habit përsëri – ajo ka shkaktuar një ‘stuhi’ në rrjetet sociale teksa ka lënë pas flokët biondë, duke shfaqur ‘look-un’ e ri për ushtrinë e fansave të saj në rrjetet sociale.

Ylli i muzikës pop tregoi flokët e zeza të gjata, duke pritur reagimet nga  116 milionë ndjekët e saj në rrjetin Instagram.

“Ne të gjithë jemi në kërkim të diamantëve nëpër humbëtirë,” shkruante Katy, teksa i drejtohej audiencës, para të niste transmetimin si gjyqtare në programin e talenteve të reja ‘American Idol’.

“Po rinxjerr një nga xhevahirët e sezonit të kaluar për episodin e sotëm”, tha ajo më tej për stilin e flokëve të gjata të zeza.

Ndërkohë nga të parët që komentuan në statusin e saj ishte i fejuari Orlando Bloom, i cili kishte vendosur dy ‘emoji’, një zemër dhe një flakë, duke treguar dashurinë e tij për Kate.

Imazhet dramatike të Katy kishin marrë 1.9 milion pëlqime, dhe vijnë një javë pasi ajo habiti me flokët biondë të ndezur dhe kostumin provokativ të gomës në programin amerikan të talenteve.

Këngëtarja 36-vjeçare tregonte format e saj sensuale megjithse gushtin e kaluar ka lindur vajzën e ciftit Daisy Dove.

Katie kishte postuar gjithashtu një video të shkurtër për American Idol, ku tregonte për programin. “Një e papritur e fortë në American Idol. Dhjetë konkurrentë të sezonit të shkuar do të rikthehen dhe një prej tyre do të pranohet”.

Ndërsa i fejuari i Katy, Orlando trgonte se fjala e parë që bija e tij të thotë, të jetë “baba”.

“I flas vazhdimisht, i këndoj i brohoras, me fjalën ‘Daddy’ sepse dua që kjo të jetë fjala e parë që ajo të mësojë”, tha  Orlando në programin e BBC, The Graham Norton Show.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat