Rita Ora viziton lojtarët e ragbit në Sidnej, shkëmben përqafime e fotografi me ta

Bota e Yjeve

Rita Ora viziton lojtarët e ragbit në Sidnej, shkëmben përqafime e fotografi me ta

Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:08
Foto nga takimi

Rita takoi dhe përshëndeti ekipin e ragbit, të Russell Crowe, derisa po qëndron në Sidnej.

Rita Ora po vazhdon të shijojë miqësinë e saj të lulëzuar me Russell Crowe, ndërsa ajo vizitoi klubin e tij të ragbit South Sydney Rabbitohs, shkruan Daily Mail.

Të mërkurën, autorja e hitit Hot Right Now, 30 vjeçe, u pa duke u përshëndetur me lojtarët e ekipit menjëherë pasi ajo u pa në një udhëtim me biçikletë me Russell, 57 vjeç, dhe të fejuarën e tij Britney Theriot, 30 vjeçe, rreth rrugëve të Sidnejt.

Image

Kur vizitoi ekipin sportiv, Rita, e cila është zhvendosur Down Under për paraqitjen e saj në The Voice, dukej se po flirtonte ndërsa ajo buzëqeshi gjatë takimit dhe Russell fotografonte.

Russell ka në pronësi South Sydney Rabbitohs që nga viti 2006, kështu që Rita ishte në një shoqëri të mirë për t’u njohur me shumë yje në ekip.

Image

Duke ndjekur udhëtimin e tyre me biçikletë, ajo tregoi figurën e saj të pabesueshme në triko të zezë sportive dhe geta ndërsa pozonte me lojtarët.

Bukuroshja bjonde e kombinoi veshjen me një palë atlete të kuqe, një kapelë të zezë dhe mbante syze dielli të errëta për fotosesionin e improvizuar.

Image

Pas mbërritjes së saj, lojtarët e ekipit të Sydney Rabbitohs përqafuan Ritën.

Yjet e ragbit më pas rrethuan yllin e pop-it ndërsa bisedonin dhe pozonin për foto në grup.

Rita arriti në Australi në fillim të shkurtit për të filmuar The Voice.

Image

Gjatë udhëtimit të saj Down Under, Rita kohët e fundit shijoi një pushim luksoz në Sweven Estate në lumin Hawkesbury.

Muajin e kaluar, këngëarja shqiptare  zbuloi se sa e lumtur ishte që u bashkua me ekipin e talent- shout të Channel Seven së bashku me gjyqtarët e tjerë Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

Image

“Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e The Voice këtë vit,” tha ajo për The Daily Telegraph. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat