Me një grim të pazakontë, këngëtarja duket komplet si një tjetër njeri

Bota e Yjeve

Me një grim të pazakontë, këngëtarja duket komplet si një tjetër njeri

Më: 24 prill 2021 Në ora: 06:05
Ariana Grande

Ariana Grande është një nga artistet më sipmatike, e cila që në fillim të karrierës ka fituar zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e saj. Gjatë kësaj kohe që ka qenë pjesë e muzikës, Ariana nuk ka preferuar të eksperimentojë shumë me pamjene  saj, duke i qëndruar besnike në tepër pamjes natyrale. Mirëpo së fundmi ajo i ka habitur të gjithë me një foto të saj që ka ndarë në rrjete sociale.

Ariana ka zgjedhur që këtë herë të vijë krejtësisht ndryshe, duke eksperimentuar me grimin. Në foton që është bërë virale ajo shihet se ka lyer një pjesë të fytyrë me të bardhë, vetullat i ka fshirë dhe sytë e buzët i ka lyer në ngjyrë të zezë. Në fakt Ariana ka tentuar të shndërrohet në një “drag queen” si Gottmik, ndaj ka bërë këtë ndryshim në look, q ëi ka befsuar të gjithë fansat.

Së fundmi, Ariana Grande ka publikuar edhe bashkëpunimin e shumëpritur me The Weeknd. Në fakt ajo ka sjellë remix-in e këngës së famshme të artistit, “Save your tears”. Ky version i ri u prit shumë mirë nga fansat e dyshes, duke qenë se zërat e tyre kombinohen në mënyrë perfekte.

Kjo nuk është hera e parë që Ariana dhe The Weeknd bashkojnë forcat me njëri-tjetrin. Në vitin 2014-të këngëtarët publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “Love me harder”, për albumin “My everything” të Grande-s. Kjo këngë arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke thyer rekorde shikueshmërie për një kohë të gjatë.

The Weeknd gjithashtu ka shkruar disa këngë në bashkëpunim me Ariana-n dhe të dy sollën një tjetër duet për albumin “Positions” të artistes. Edhe ky bashkëpunim u prit shumë mirë nga fansat e të dyve dhe madje rezultoi si një nga këngët e preferuara të publikut nga albumi i Ariana Grande-s.

Image
Ariana Grande
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat