Festë dhe surpriza, ja si e kaluan Gigi dhe Zayn 26-vjetorin e modeles

Bota e Yjeve

Festë dhe surpriza, ja si e kaluan Gigi dhe Zayn 26-vjetorin e modeles

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:36
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gigi Hadid festoi ditën e djeshme 26-vjetorin e lindjes dhe si një modele me famë botërore ajo mori qindra urime nga fansa, bashkëpunëtorë e miq të njohur. Mes tyre nuk mungoi dhe një urim nga Dua Lipa, që prej kohësh është në një lidhje me vëllain e Gigi-t, Anwar Hadid. Këngëtarja me origjinë shqiptare ndau në Instagram një foto me modelen dhe zgjodhi fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen.

“Dita kombëtare e Gigi Hadid! Gëzuar ditëlindjen gjëja më e ëmbël!”, shkroi Dua në urimin e saj.

“Faleminderit motër të dua!”, iu përgjigj Hadid urimit të Lipës.

Image

Por surprizën më të bukur, Gigi e mori padyshim nga partneri i saj, Zayn. Modelja zbuloi se Zayn i dërgoi si dhuratë në shtëpi një buqetë të madhe me lule të ndryshme si trëndafila, luleborë rozë dhe shumë të tjera. Modelja mbeti e surprizuar nga kjo dhuratë dhe në postimin në Instagram shkroi thjesht “WOW”.

Image

Më pas çifti dolën në qytet për të festuar ditëlindjen e Gigi-t së bashku me motrën e saj, Bella Hadid dhe të ëmën, Yolanda Hadid. Modelja ishte veshur shumë thjeshtë për festën e ditëlindjees së saj, me një jumpsuit në ngjyrë blu kombinuar me një palë çizme të bardha. Ndërsa motra e saj, Bella kishte veshur pantallona të verdha me një body dhe çizme.

Image

Kujtojmë se kjo ishte hera e parë që Gigi festonte ditëlindjen si nënë. Në muajin shtator të vitit të shkuar ajo dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, Khai-n, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat