Dojna, gocë televizioni, po mendon të ikë të jetojë në fshat

Bota e Yjeve

Dojna, gocë televizioni, po mendon të ikë të jetojë në fshat

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:07
Dojna Mema

Dojna Mema është vajzë televizioni dhe qyteti se gjithë jetën e ka kaluar aty, ama kur vjen puna tek qetësia shpirtërore e gjen vetëm në një vend: Në fshat mes natyrës.

Aq shumë e gjen veten aty sa ka menduar seriozisht të largohet për të jetuar në fshat në një moment të caktuar.

“E kam shumë të nevojshme të shkëputem herë pas here nga qyteti për të shkuar në fshat.

Madje mendoj se do jem një ndër ata njerëz që në një moshë të caktuar do e lë fare qytetin për fshatin. Se di a është karakteristikë bricjapësh”, ka shkruar ajo krah një videoje dhe nje fotoje diku në një fshat.

Nuk e dimë për ju, por ky vendimi Dojnës sipas mendimit tonë është goxha i mirë. Nëse të gjithë vrapojmë fundjavave drejt fshati, pse mos vendosim që në një moment të jetojmë atje, mes ajrit të pastër e gjithçkaje tjetër. Fundja zhurmat e qytetin të lodhin më shumë se çdo gjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat