Ed Sheeran po e planifikon rikthimin në muzikë

Bota e Yjeve

Ed Sheeran po e planifikon rikthimin në muzikë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 13:31
Ed Sheeran

Këngëtari 30-vjeçar, Ed Sheeran, ka një vit e gjysmë që është shkëputur nga muzika për t’u fokusuar në familjen e tij, Gruan Cherry Seaborn dhe vajzën e tyre të vogël, Lyra Antarctica.

Por besohet se kantautori i njohur britanik, tashmë ka filluar ta planifikojë rikthimin në skenën muzikore, pasi gjatë javës së kaluar është spikatur duke xhiruar një videoklip të ri në Londër.

“Ishte e qartë se diçka e madhe po ndodhte. Të pranishme kishte shumë kamera dhe njerëz që punonin përreth, si dhe vendi ishte rrethuar nga sigurimi. Nuk është zakonshme që ta shohësh një superyll të muzikë, më kulmin e një qendre tregtare. Ngase Sheeran është shumë i famshëm ishte fare e lehtë të identifikohej, dhe ai dukej i thjeshtë me kitarën e tij në dorë. Menjëherë u spekulua se këngëtari ishte duke xhiruar videoklip, por ai dukej shomë cool duke qeshur dhe duke i përshëndetur disa të rinj që ishin mbledhur përreth për ta takuar atë. Ishte një eksperiencë e pabesueshme”, citohet të ketë thënë një burim për gazetën “The Sun”.

Ed Sheeran gjithashtu është parë duke i xhiruar disa skena tjera në një kafene, ku shfaqet me grim, me një kostum ngjyrë rozë dhe i maskuar si vampir.

Megjithëse sigurimi ishte i pranishëm në sheshin e xhirimit, këngëtari shumë i dashur nga publiku mbarë botëror nuk hezitoi t’ua kushtoj pak minuta nga orari i tij i ngjeshur, fansave që ishin mbledhur përreth. Ai u fotografua me ta dhe pastaj me shumë mirësjellje u tha se duhet të largohet dhe t’i kthehet punës.

Duket qartë se ai po e planifikon një rikthim të fuqishëm, me muzikë të re dhe mjaft të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat