Mamatë e “Instagramit” solidarizohen me Eni Vasilin që bën maratonë zgjedhjesh në pritje të binjakeve

Bota e Yjeve

Mamatë e “Instagramit” solidarizohen me Eni Vasilin që bën maratonë zgjedhjesh në pritje të binjakeve

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:51
Eni Vasili

Të gjithë në mbështetje të Eni Vasilit, Bora dhe Sara shprehin publikisht atë që mendojmë të gjithë

Eni Vasili ka qenë prej 2 ditësh në transmetim maratonë, live, me panele të ftuarish politik për të ndjekur situatën me zgjedhjet për qeverinë e re në vendin tonë.

E ndërsa të gjithë e dimë që gazetarja është në pritje të dy bebushave, madje pranë fundit të shtatzënisë, po pyesim veten si po ja del?

Të njëjtën gjë ka menduar edhe Bora Zemani dhe Sara Karaj, të cilat i kanë dedikuar një hapësirë në profilin e tyre Enit.

Bora shkruan: “Eni je e paparë. Dy ditë maratonë. Lum gocat për mamanë e fortë dhe super profesioniste”.

Ndërsa bloggerja Sara Karaj tregon sa shumë e respekton dhe admiron Enin për profesionalizmin e treguar sidomos në situatën që gjendet. “Unë do isha shtrirë në tavolinë që pas orës së parë. Jo me dy bebe, por me një”, e mbyll shkrimin Sara me shaka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat