Kendall Jenner dhe Devin Booker shihen të lumtur gjatë daljes në New York

Bota e Yjeve

Kendall Jenner dhe Devin Booker shihen të lumtur gjatë daljes në New York

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:11
Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner kohëve të fundit i ka shpeshtuar shëtitjet e saj në qytet.

Ditën e djeshme ajo është fotografuar në New York City, ndërsa shihej duke u shëtitur në mëngjesin e hershëm.

25-vjeçarja derisa kalonte me lehtësi trotuaret, mbrapa saj vërehej truproja.

Pak pasi eci, bukuroshja brune u vërejt duke u takuar me të dashurin e saj, Devin Booker.

Çifti po ashtu është parë duke kaluar kohë në një hotel gjatë fundjavës, ndërsa pas daljes u shfaqën me plot stil.

Për shkak të krizës globale, që të dy kishin vendosur maskat mbrojtëse, për të ruajtur veten nga infektimi. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat