“Të ndjesh se dikush të do është gjëja më e rëndësishme”- Si rrallëherë, Jay-Z flet për fëmijët dhe marrëdhënien me Beyonce

Bota e Yjeve

“Të ndjesh se dikush të do është gjëja më e rëndësishme”- Si rrallëherë, Jay-Z flet për fëmijët dhe marrëdhënien me Beyonce

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:49
Beyonce dhe Jay-Z

Bashkëshorti i Beyonce, Jay-Z, rrallë jep intervista, kështu që kur flet për jetën dhe familjen, të gjithë dëgjojnë.

Reperi kohët e fundit bisedoi me “The Sunday Times” (përmes Zoom) për të promovuar partneritetin e tij me “Puma” dhe foli për jetën në karantinë me gruan e tij Beyonce, vajzën e tyre 9-vjeçare, Blue Ivy, dhe me binjakët Rumi dhe Sir, shkruan “Sunday Times”.

“Në fillim ishte koha për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim, të përqendroheshim te familja dhe te të qenit së bashku; të merrnim kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”,- u shpreh Jay Z për për periudhën e karantinës.

Image

Mendjemprehtësia e ndihmoi Jay-Z të bëhej miliarderi i parë i hip-hopit, sipas “Forbes”.

Nga ana tjetër, edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, duket se nuk ka asgjë që nuk di të bëjë.

Blue Ivy u bë një nga fitueset më të vogla të çmimit “Grammy” këtë vit.

Image

Presionet e të pasurit dy prindër artistë mund të jenë të mëdha mbi fëmijët, por Jay-Z tha për “Sunday Times”:

“Të ndjesh se dikush të do është gjëja më e rëndësishme për të cilën një fëmijë ka nevojë?”. Nuk ka të bëjë me gjëra të tilla si: ‘Këtu është ky biznes që do të të dorëzoj dhe që po e krijoj për ty,” tha ai.

Image

51-vjeçari tha se është shumë i vetëdijshëm për trashëgiminë që fëmijët e tij mund të kenë, por ai dhe gruaja e tij kanë një plan.

“Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, jini të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues”,- u shpreh Jay Z.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat