“Je femra më e keqe që kam parë”- Si reagoi Lei Kraja ndaj komenteve negative, flet për dobësimin dhe përdorimin e photoshop

Bota e Yjeve

“Je femra më e keqe që kam parë”- Si reagoi Lei Kraja ndaj komenteve negative, flet për dobësimin dhe përdorimin e photoshop

Më: 1 maj 2021 Në ora: 00:52
Moderatorja sportive Lei Kraja

Moderatorja sportive Lei Kraja është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe herë pas herë bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo zhvilloi një mini-intervistë ku fansat i drejtuan pyetje të ndryshme, por mes tyre pati edhe komente negative.

“Je femra më e keqe që kam parë”- iu drejtua një prej ndjekësve.

Image

Por moderatorja duket se e mori me shumë sportivitet dhe u kërkoi njerëzve që nuk e pëlqejnë të mos e ndjekin në Instagram.

Ndërsa shtoi se ajo vetë kur nuk i pëlqen dikush thjesht bën sikur nuk ekziston.

“Pastaj kalojmë në ekstrem! Nëse nuk më pëlqeni mos më bëni follow. Nëse unë nuk pëlqej dikë, nuk jam frikacake dhe nuk përdor adresë false. Gjithashtu nuk i bëj follow. Bëj sikur nuk ekzistojnë,”– shkroi Lei Kraja.

Image

Ajo tregoi edhe arsyen përse është dobësuar, duke theksuar se nuk ka mbajtur dietë por ka pasur shumë ngarkesë, gjë që ka ndikuar në humbjen e peshës.

 “Duke mos mbajtur dietë. I urrej dietat, thjesht jam dobësuar se kam pasur shumë ngarkesë. Punë dhe shumë leksione online”- u shpreh moderatorja.

Lei Kraja pranoi se përdor photoshop në pozat e saj seksi, ndërsa shtoi se kushdo që thotë ndryshe gënjen.

“Sigurisht që po, kush thotë ndryshe gënjen,”- përfundoi ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat