“Djali im”- Në ditën e tij të lindjes, Rudina Dembacaj i bën urimin më të bukur djalit të bashkëshortit të saj

Bota e Yjeve

“Djali im”- Në ditën e tij të lindjes, Rudina Dembacaj i bën urimin më të bukur djalit të bashkëshortit të saj

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:47
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina Dembacaj tregoi një vit më parë se rruga që ka zgjedhur nuk është e lehtë, duke iu referuar fëmijëve të bashkëshortit të saj, Mark Frrokut.

Kjo sepse, tre fëmijët e ish-deputetit, kanë humbur rreth tre vite më parë nënën e tyre dhe aktorja e humorit mundohet që të jetë shoqja më e mirë për ta.

Ditën e sotme, djali i Markut feston ditëlindjen dhe moderatorja i ka bërë një urim shumë të ndjerë.

Image

Rudina publikoi në Instastory një foto me Leonardin, në të cilën të dy shihen të buzëqeshur dhe të përqafuar.

“Gëzuar ditëlindjen djali im, të dua”, shkroi Rudina krahas postimit, duke etiketuar Leonardin.

Dembacaj ka treguar më parë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të tre fëmijët e bashkëshortit të saj, por me Ertën ndihet edhe më e afërt.

Image

Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj celebruan dashurinë e tyre më 1 janar të këtij viti. Ndërkohë, një vit më parë, ajo mori propozimin romantik në Turqi duke i thënë “PO” partnerit të saj.

Aktorja publikon shpesh foto e video me bashkëshortin në rrjete sociale dhe komentet që merr janë të shumta. Gjithashtu, ajo zgjedh t’i përgjigjet çdo pyetjeje që ndjekësit i bëjnë.

Image

Nga ana tjetër, Dembacaj është nënë e një vajze, të cilën e ndan me ish-bashkëshortin, Aleks Vorfaj. Ish-çifti ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë dhe takohen shpesh për të kaluar kohë me vajzën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat