Chrissy Teigen vishet nga dizajneri shqiptar në “Global Citizen Vax”

Bota e Yjeve

Chrissy Teigen vishet nga dizajneri shqiptar në “Global Citizen Vax”

Më: 4 maj 2021 Në ora: 13:32
Chrissy Teigen

Edhe një e famshme tjetër zgjodhi të vishej nga kreatorët shqiptarë.

Së fundi është organizuar ceremonia “Global Citizen Vax”, ku morën pjesë shumë emra të njohur.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe modelja e famshme Chrissy Teigen, e cila shkëlqeu e veshu me një fustan ngjyrë portokalli.

Fustani i modeles ishte punuar nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti, i cili e konfirmoi këtë gjë përmes postimeve në rrjete sociale.

Chrissy nuk është e vetmja e famshme që është veshur nga Valdrin Sahiti e dizajnerë të tjerë shqiptarë.

Përveç modeles, në këtë event ishin të ftuar edhe shumë emra të tjerë nga industria e modës, muzikës, e shumë fusha të tjera. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat