Jennifer Garner sapo u fotografua me veshjen që duan të gjithë!

Bota e Yjeve

Jennifer Garner sapo u fotografua me veshjen që duan të gjithë!

Më: 4 maj 2021 Në ora: 23:20
Jennifer Garner

Nuk është super shik, nuk është një fustan mahnitës, dhe nuk janë as këpucë elegante me taka: veshja që e bëri Jennifer Garner yllin e ditës, ishin një palë xhinse, bluze pambuku me mëngë të shkurtra e atlete, ajo më e thjeshta, por që sërish të bënë të dukesh mirë ( dhe rehat)!

Aktorja kishte zgjedhur një palë xhinse me bel të lartë, të gjata deri tek kyci i këmbës, një model ky që po preferohet shumë së fundi.

Kombinimi i saj tregoi se një veshje e tillë i reziston padyshim kohës, duke mbetur e parapëlqyer në çdo situatë.

Image
Jennifer Garner

Edhe pse ka shkëlqyer me veshjet e saj në tapetin e kuq, Jennifer përgjithësisht preferon të vishet sa më thjeshtë në jetën e përditëshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat