Si asnjëherë më parë, Billie Eilish pozon e veshur me një korse që i tregon gjithçka

Bota e Yjeve

Si asnjëherë më parë, Billie Eilish pozon e veshur me një korse që i tregon gjithçka

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:15
Billie Eilish

Që nga viti 2016, të gjithë kanë pyetur veten se si duket në të vërtetë trupi i Billie Eilish, sepse këngëtarja vishej vetëm me të gjera.

Mirëpo, seti fotografik që ka realizuar për revistën e njohur “Vogue”, ka shkaktuar mjaft trazira, shkruan “The Sun”.

Ishte ideja e këngëtares që të vinte ndryshe në këto fotografi dhe ajo ia arriti qëllimit, sepse nga Billie e veshur me tuta, në imazhe shfaqet një Billie mjaft seksi.

Image

Ajo shfaqet e veshur me një korse që i tregon linjat trupore, teksa mbi supe ka hedhur një pallto. Ajo arriti të mblidhte më shumë se një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, një shifër e ngjashme me atë që mori kur ndryshoi ngjyrën e flokëve në muajin mars.

Dy vite më parë, artistja me famë botërore u shpreh se vishej me të gjera në mënyrë që askush të mos i shihte se si dukeshin format e saj trupore. Mirëpo, sot, duket se ajo ka ndryshuar mendim dhe ka guxuar të realizojë një set fotografik që i tregon gjoksin, këmbët, belin dhe çdo gjë tjetër.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat