Krenare për arritjet e tij, Klea Huta ka dy fjalë për Elgit Dodën

Bota e Yjeve

Krenare për arritjet e tij, Klea Huta ka dy fjalë për Elgit Dodën

Më: 5 maj 2021 Në ora: 20:04
Elgit Doda, Klea Huta

Elgit Doda nuk publikon shpesh këngë të reja, por sa herë e bën këtë gjë godet gjithmonë në shenjë. “Larg” është nga projektet më të dëgjuara të artistit, që ka thyer rekord klikimesh në çdo platformë digjitale.  Për këtë arsye Klea Huta, partnerja e tij, nuk e ka mbajtur dot krenarinë për vete dhe ka shkruar dy fjalë për Elgitin.

Ajo ka publikuar foto të të gjitha klikimeve që ka marrë kënga “Larg” në çdo platformë dhe që në total arrijnë në 11 miliardë. Klea shprehet krenare për Elgitin dhe ndër të tjera shprehet se ai nuk e meriton të jetë në Shqipëri, pasi nuk vlerësohet sa duhet për artin e tij.

“Jeta ime. Jam shumë krenare për ty dhe për artin e veçantë që ti bën. Ke lindur në vendin e gabuar, sepse ti duhet të vlerësohesh më tepër për atë që ti i jep këtij publiku. Artisti im unik ilaç për veshin dhe shpirtin. Të dua!”, shkruan Klea në mesazhin për Elgitin.

Image
Insta

Ndërkohë kujtojmë se disa javë më parë, çifti zbuluan një surprizë shumë të këndshme për të gjithë fëmijët. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, ata bënë me dije se po krijojnë një këngë me alfabetin e gjuhës shqipe. Kjo këngë pritet të dalë së shpejti, ndërkohë që Klea dhe Elgiti kanë ndarë me ndjekësit në Instagram një sekuencë të shkurtër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat