“Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër”- Në ditën e tij të lindjes, Dojna Mema zgjodhi këto fjalë për Vlashent Satën

Bota e Yjeve

“Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër”- Në ditën e tij të lindjes, Dojna Mema zgjodhi këto fjalë për Vlashent Satën

Më: 6 maj 2021 Në ora: 10:05
Vlashent Sata

Dojna Mema dhe Vlashent Sata tashmë janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbizz-it shqiptar.

Ditën e sotme, këngëtari feston 38-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast partnerja e tij, Dojna, i ka dedikuar disa fjalë zemre.

Ajo publikoi në Instagram-in e saj një foto, në të cilën shihet me Vlashentin teksa shijojnë një ‘udhëtim’ me kuaj.

Image

Ndërsa në foton e dytë ishte shkruar “se tana copëzat e tua ty t’i du”, referuar këngës “Copëzat” që Vlashenti lansoi para disa viteve në të cilën Dojna ishte protagonistja.

“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje.

Image

Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : ‘E ka fajin soba, ti je për bukuri’.

Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj.

Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër.

Image

Për ty q’ në vend të zemrës ke një diell.

T’ uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë)! Gëzuar ditëlindjen dashuri!”, ishin fjalët e moderatores.

Ndërohë, edhe Vlashenti ka zgjedhur t’i bëjë një urim vetes. Ai ka publikuar një foto të vjetër bardh e zi të realizuar kur ka qenë një fëmijë i vogël, një foto të prindërve, si dhe një tjetër me Dojnën.

Image

“Gëzuar ditëlindjen djalosh! Faleminderit prindërve plot dritë që më sollën në jetë e ma kanë mbështjellë zemrën plot dashuri! Faleminderit ty zemër që je drita, ngjyrat… Ti, dhurata më e çmuar”, shkroi këngëtari.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat