Rita Ora shfaqet me veshje 10 mijë euroshe në eventin e markës ‘Channel’

Bota e Yjeve

Rita Ora shfaqet me veshje 10 mijë euroshe në eventin e markës ‘Channel’

Më: 6 maj 2021 Në ora: 10:04
Rita Ora

Ajo njihet për stilin e veçantë të veshjes.

Dhe, Rita Ora mahniti me paraqitjen e saj të fundit me veshjen e markës së njohur Channel.

Veshja e saj nga Channel ka vlerë prej 12,440 dollarë (afro 10,300 euro) raportojnë mediat e huaja.

Rita mbrëmë shijoi një natë në Sydney për të festuar 100 vjetorin e parfumit ikonik Nr.5 të shtëpisë së modës franceze.

Ylli i muzikës pop ishte e veshur me ngjyrë të zezë, me një veshje të përbërë nga një bluzë e zezë 6550 dollarëshe dhe pantallona gjysmë të tejdukshme të cilat kushtojnë rreth 5890 dollarë.

Kantuatorja e hitit Hot Right Now kombinoi ansamblin elegant me një palë taka të zeza dhe mbante disa gjerdanë të Chanel.

Tutje, Rita i ktheu flokët e saj në brune, ndërsa vuri pak makijazh, që karakterizohej kryesisht nga buzëkuqi i kuq, po ashtu dukjes i shtoi edhe një çantë të vogël bardh e zi ndërsa pozonte në tapetin e kuq pak pasi mbërriti në ngjarje.

Kjo paraqitje e Ritës vjen mes thashethemeve që ajo ka nisur një lidhje të re me regjisorin e filmit Thor, Taika Waititi gjatë qëndrimit të saj në Australi për spektaklin The Voice.

Sipas The Sun, Rita dhe Taika nuk e kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze.

“Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin”, i tha një burim The Sun.

Ndryshe, Rita Ora publikoi disa fotografi në Instagram e cila falënderoi markën Channel që i dha mundësinë të jetë e pranishme në eventin e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat