J Balvin rrëfen frikën më të madhe

Bota e Yjeve

J Balvin rrëfen frikën më të madhe

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:35

J Balvin është gati për kapitullin tjetër të jetës së tij, pasi së shpejti do të bëhet baba.

Partnerja e tij, Valentina Ferrer e konfirmoi lajmin e ëmbël për revistën Vogue Mexico duke thënë: “Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i foshnjës time.”

Së fundmi, këngëtari kolumbian ka treguar frikën më të madhe që ndjen nga të qenit një prind. “Më frikëson fakti se është një jetë tjetër. Dhe ndonjëherë, ne e dimë që jeta është aq sfiduese saqë ndonjëherë e ndjen se nuk mund ta durosh veten dhe si do të ndihmosh fëmijën tënd të jetë më i fortë, më i mirë se ti?”, tha J Balvin.

Ndërsa promovonte dokumentarin “The Boy From Medellin”, këngëtari është shprehur për Entertainment Tonight se “Unë do të jem shoku i tij më i mirë. Kjo është ajo që dua të jem.” Dokumentari u filmua në 2019 gjatë një vargu protestash të nxehta dhe të dhunshme në të gjithë Kolumbinë që kërcënuan të anulonin koncertin e shumëpritur të tij në qytetin e lindjes.

Për më tepër, dokumenti gjithashtu tregon luftën me shëndetin mendor të artistit latin. Balvin e konsideron muzikën si terapinë e tij. “Kjo më ndihmon shumë. Njëqind për qind”, thotë ai.

Image
Vogue Mexico
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat