Si një kameleon i vërtetë! Rihanna befason sërish me stilin

Bota e Yjeve

Si një kameleon i vërtetë! Rihanna befason sërish me stilin

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:23
Rihanna

Të gjithëve e kujtojnë kohën kur Rihanna sapo kishte filluar karrierën dhe modeli i flokëve të saj ‘bob’ u bë një nga trendet më të mëdha.

Më pas, ajo guxoi edhe më shumë me një prerje të shkurtër fare që gjithashtu bëri bujë dhe fansat e saj e provuan, sipas “Daily Mail”.

Kanë kaluar shumë vite, e megjithatë 33-vjeçarja e riktheu këtë stil dhe duket po aq bukur sa kohë më parë.

Image

Si një kameleon, Rihanna u shfaq mbrëmjen e kaluar me pamjen e re. Me një palë pantallona jeshile, crop top të bardhë, këpucë dhe syze të bardha dhe me një pallto me pellush, artistja u fotografua në Santa Monica teksa ecte.

Edhe pse kanë kaluar pesë vjet që kur Rihanna publikoi për herë të fundit një këngë, ajo di të tërheqë vëmendje sa herë shihet në publik.

Image

Vitet e fundit, këngëtarja ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me linjën e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe koleksionin e të brendshmeve “Savage x Fenty”.

Në dhjetor, u raportua se Rihanna dhe i dashuri i saj A$Ap Rocky kanë qenë ‘të pandashëm’, pasi ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat