Kate Middleton shkëlqen në promovimin e librit të saj “Hold Still”!

Bota e Yjeve

Kate Middleton shkëlqen në promovimin e librit të saj “Hold Still”!

Më: 8 maj 2021 Në ora: 07:56
Kate Middleton

Kate Middleton, 39 vjeçe, dukej më elegante se kurrë këtë të premte teksa ka mbërritur në Galerinë Kombëtare të Portreteve, për promovimin e librit të saj “Hold Still”.

Dukesha e Kembrixhit kishte zgjedhur një pallto të kuqe, të cilën e kishte shoqëruar me aksesorë ngjyrë kafe, duke përfshirë një çantë të re DeMellier 295 dollarë.

Nëna e tre fëmijëve vizitoi edhe spitalin Royal London, ku ajo bisedoi me stafin për punën gjatë pandemisë.

Libri i saj “Hold Still”, me portrete fotografike të marra gjatë bllokimit Covid-19, kryesonte listat e shitjeve pasi u lançua këtë mëngjes.

Të ardhurat nga shitjet e librit do të ndahen në mënyrë të barabartë midis bamirësisë Mind dhe Galerisë Kombëtare të Portreteve.

Image
Kate Middleton
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat