Bebe Rexha thotë se ilaçet dhe shumë terapi e ndihmuan në çrregullimin bipolar

Bota e Yjeve

Bebe Rexha thotë se ilaçet dhe shumë terapi e ndihmuan në çrregullimin bipolar

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:52
Bebe Rexha

Bebe Rexha kohë më parë kishte deklaruar se ka probleme bipolare.

Këngëtarja 31-vjeçare ka zbuluar se i duhej kohë për të mësuar se si të ‘dojë veten’, sepse beson se është e rëndësishme të kuptosh vlerën e saj para se të tjerët të jenë në gjendje ta duan atë, shkruan Daily Mail.

“Kam mësuar se duhet të jesh nxitësja e fansave të tu. Do të doja ta kisha ditur këtë 10 vjet më parë. Nëse nuk e doni veten, kush dreqin do ju do?”, tha ajo.

Autorja e hitit “Meant to Be” ka qenë e hapur në lidhje me luftën e saj të shëndetit mendor në të kaluarën dhe më 2019, ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, i cili shkakton episode maniake dhe depresive.

Dhe tani, Bebe thotë se ajo ‘po merret vazhdimisht’ me çrregullimin, por ka arritur ta marrë veten nën kontroll me ndihmën e ilaçeve dhe me ‘shumë terapi’.

Ajo shtoi: ‘Është një pjesë e imja me të cilën jam ballafaquar vazhdimisht. Është e vështirë.’

Këngëtarja foli gjithashtu hapur për udhëtimin e saj drejt pozitivitetit të trupit, pasi ajo më parë zbuloi se disa dizajnerë refuzuan të veshin për Grammy të vitit 2019 sepse kishte shumë kile.

Bebe u tha gjithashtu se ‘askush nuk e pëlqen një yll të shëndoshë të pop-it’, dhe tani ka thënë se kritikat për trupin e saj e bënin të ndihej sikur ishte ‘asgjë’.

Ajo tha: “Kjo ma turbullonte kokën time, sepse ata më bënin të besoja se nuk isha asgjë nëse nuk shikoja në një farë mënyre. Nuk më pëlqente të shikoja fotografi sepse kishte një palosje të vogël të lëkurës”.

Por pasi kërkoi ndihmë për shëndetin e saj mendor, Bebe tani është shumë më mirë me jetën e saj.

Këngëtarja e hitit “In the Name of Love” tha për revistën People: ‘Unë jam në një vend kaq të mirë në jetën time. Ndihem shumë më e lirë dhe në paqe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat