Identike! Ariana Grande ka tashmë një statujë prej dylli dhe të gjithë mund ta takojnë në…

Bota e Yjeve

Identike! Ariana Grande ka tashmë një statujë prej dylli dhe të gjithë mund ta takojnë në…

Më: 8 maj 2021 Në ora: 13:20
Ariana Grande

Ariana Grande është është përjetësuar në një muze me një statujë prej dylli.

Madame Tussauds, muzeu i njohur i dyllit ndau lajmin me të gjithë të enjten dhe tashmë fansat e yllit të “Hollywood-it” kanë mundësinë të bëjnë një foto me këngëtaren, shkruan “Billboard”.

THANK U, NEXT Campaign Image

“Ju e dëshironi? Ne e morëm. Ariana Grande ka mbërritur në Madame Tussauds Hollywood,” shkruhej në njoftimin e muzeut të famshëm, duke përmendur fjalët që thuhen në këngën e saj, ‘7 Rings’”, shkruhet në statusin e muzeut.

Statuja është e veshur me një bluzë ‘crop’ të zezë me dantellë, fund të ngjashëm me bluzën dhe një shall me pupla, veshje e frymëzuar nga ajo që Grande mbante veshur në videoklipin “Rule the World” me reperin 2 Chains.

Statuja e yllit të popit është aq reale edhe në detaje, duke filluar nga gropëzat te faqet e deri tek tatuazhet në gishta.

Të gjithë e dimë që kjo nuk është statuja e parë prej dylli e Ariana-s. Në vitin 2019, Madame Tussauds London zbuloi statujën e saj të dyllit, por shumë fansa filluan të vinin në dukje atë që ishte shumë e qartë, që statuja nuk i ngjante aspak asaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat