Me një foto të shkrepur pas 200 kilesh alkool, Ronela flet për dhimbjen, festën dhe forcën e gruas

Bota e Yjeve

Me një foto të shkrepur pas 200 kilesh alkool, Ronela flet për dhimbjen, festën dhe forcën e gruas

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:14
Ronela Hajati

Ronela Hajati kishte arsye për të festuar, pasi mikesha e saj e ngushtë ka pasur ditëlindjen dhe fotot e videot nga festa e saj kanë treguar anën më argëtuese të këngëtares, deri sot në mëngjes kur me një foto nga festa, siç ka shpjeguar ajo, pas 200 kilesh alkool i dedikoi një status vetes (goxha të ndjerë).

“Më tha dikush sot: ‘Vishemi dhe rregullohemi, por e kemi zemren copë’ dhe m’u kujtua kur pyesja veten: ‘A mund të shkojë më keq se kaq?’ Dhe Po! Shkonte…

Ronela ka festuar edhe kur para një ore qante edhe kur më vonë e mbyste dhimbja pa e parë askush, sepse të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që të ngelet të bësh! Kur të mundesh festo! Zemra e një gruaje është një oqean me mistere”, ka shkruar Ronela.

Me pak fjalë, jeta nuk është aq e lehtë sa duket, as për VIP-at.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat