Deklaroi origjinën greke për vota në Eurovision? Rrëfehet Anxhela Peristeri, tregon se me kë konkurrent ka marrëdhënie më të mirë

Bota e Yjeve

Deklaroi origjinën greke për vota në Eurovision? Rrëfehet Anxhela Peristeri, tregon se me kë konkurrent ka marrëdhënie më të mirë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:24
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovision me këngën “Karma”.

Këngëtarja e njohur do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale në Eurovision, sipas listës së publikuar nga festivali më i madh i këngës në Evropë dhe është renditur në vendin e 11-të.

Gjatë një interviste së fundmi, ajo tha se performancën në Rotterdam e konsideron më të rëndësishmen në karrierën e saj, ndërsa tregoi se këngëtari me të cilin ka më shumë miqësi është artisti shqiptar Gjon’s Tears, që do përfaqësojë Zvicrën.

Image

Anxhela Peristeri tha se shpreson që të kalojë në finale dhe se shtetet nga të cilat ajo pret më shumë pikë janë ato fqinje, si Greqia e Zvicra, duke shtuar se nuk mërzitet nëse “Karma” nuk vlerësohet.

“Performancën në Rotterdam e konsideroj si më të rëndësishmin në karrierën time. Nga këngëtarët kam zënë më shumë miqësi me artistin shqiptar Gjonin. Po të kisha mundësi për të do të votoja, sepse e ka zërin shumë të bukur. Nga shtetet që kemi më afër pres më shumë pikë, Greqia, Zvicra. Kënga shpresoj të mbetet ndër 11 më të votuarat. Unë nuk mërzitem nëse nuk vlerësohet në Eurovision sepse po shkoj për eksperiencën për të prekur atë skenë që e kanë ëndërr të gjithë. Kështu që s’kam përse të mërzitem fare. 11 besoj se do të më sjellë fat, më 11 maj kam provën e parë,”– tha këngëtarja e ftuar në “Zonë e Lirë”.

 

Gjithashtu, këngëtarja foli edhe për deklaratat e saj mbi origjinën greke dhe tregoi nëse i bëri për të marrë më shumë pikë në Eurovision.

“Mesazhet e dashura dhe të mira nga njerëzit janë më shumë se sa mesazhet e ‘patriotëve’. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke. Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin që do të jetojmë,”– tha Anxhela Peristeri.

“E bëre për pikë për Eurovision?”– e pyeti Arjan Çani.

Image

“Unë e kam deklaruar dhe në Greqi në emisionet kur shkoja që jam shqiptare. Sepse atje kur më thërrisnin në television më prezantonin si “këngëtarja greke” dhe gjithmonë e qartësoja këtë gjë, që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi. Është problem se vjen këtu të thonë greke, shkon atje shqiptare. Hall i madh, nuk e di ku të jesh. Gjithsesi unë jam shqiptare sepse nëse do isha greke do thosha jam ‘greke’,”– u përgjigj ajo.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 18 maj, nata e dytë gjysmëfinale më 20, ndërsa finalja e madhe do jetë më 22 maj në Rotterdam.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat