Pak javë pas lindjes, Arbenita Ismajli i rikthehet punës dhe duket në formë të mahnitshme

Bota e Yjeve

Pak javë pas lindjes, Arbenita Ismajli i rikthehet punës dhe duket në formë të mahnitshme

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:00
Arbenita Ismajli

Ajo është bërë nënë për herë të parë në fund të muajit prill.

Fjala është për modelen shqiptare, Arbenita Ismajli, e cila së bashku me partnerin e saj, reperin Fero, më 24 prill u bënë prindër të një vajze të quajtur, Nina.

Derisa kanë kaluar vetëm pak javë që nga lindja, modelja me prejardhje nga Kumanova publikon disa fotografi në të cilat ka shfaqur linjat reale.

Image

Ajo vjen në formë të mrekullueshme dhe duket se është rikthyer në formë të duhur për një kohë shumë të shkurtër.

Në bazë të postimit, Ismajli siç shihet është rikthyer edhe në punë pasi prej vitesh është e fokusuar në modeling.

Image

Krahas fëmijës, Arbenita dhe Fero po ashtu në fillim të këtij viti i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Të njëjtit po shijojnë lidhjen prej vitesh dhe momentalisht janë duke jetuar në Gjermani, për shkak të angazhimeve të Feros në muzikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat