Pa veshjet e gjera dhe flokët jeshilë, Billie Eilish s'njihet në kopertinën e Vogue

Bota e Yjeve

Pa veshjet e gjera dhe flokët jeshilë, Billie Eilish s'njihet në kopertinën e Vogue

Më: 10 maj 2021 Në ora: 06:38
Billie Eilish

Billie Eilish u shfaq shumë ndryshe në kopertinën e revistës British Vogue. Veç këngës së saj të re, 19-vjeçarja foli edhe rreth marrëdhënies me trupin e saj.

Në fotot që shoqëronin intervistën, ajo shmangu veshjet e gjera që i fshehin linjat trupore dhe ekspozoi për herë të parë siluetën e saj duke veshur korse, e veshje sexy të stiluara nga stilistët e markave të famshme, si: Gucci, Alexander McQueen, Valentino dhe Burberry. Ajo gjithashtu u shfaq bionde, pas shumë vitesh që i mbante flokët e saj jeshilë.

Ky është një ndryshim i madh për Eilish, e cila tha në intervistë se trupi është pasiguria e saj më e madhe dhe ishte arsyeja fillestare e depresionit kur ishte më e re.

Duke diskutuar single-in e saj të ri, "Your Power", këngëtarja tha se i drejtohet dikujt që ka abuzuar me një të mitur, por nuk ka në shënjestër ndonjë individ të caktuar.

"Unë nuk njoh një vajzë apo grua që nuk ka pasur një përvojë të çuditshme, ose një përvojë vërtet të keqe. Dhe meshkujt gjithashtu, djemtë e rinj, abuzohen vazhdimisht."

Kënga e saj e re adreson dinamikën midis abuzuesit dhe viktimës.

"Ka të bëjë me rimarrjen e fuqisë, duke e treguar atë dhe jo duke përfituar nga ajo," tha ajo. "Unë nuk do ta lejoj më veten të jem pronësi e dikujt".

Albumi i ri i Eilish "Happier Than Ever" do të dalë në treg më 30 korrik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat