Turistja e parë modele mbërrin në Dhërmi, Xhensila Seferi shpall të hapur sezonin e bikinit

Bota e Yjeve

Turistja e parë modele mbërrin në Dhërmi, Xhensila Seferi shpall të hapur sezonin e bikinit

Më: 10 maj 2021 Në ora: 07:43
Xhensila Seferi

Modelja Xhensila Seferi e ka shoqëruar postimin e fotove në breg të detit me statusin se tashmë ‘Aventura ka filluar’, që do të thotë se muaj të tjerë plazhi dhe argëtimi e presin për t’i shijuar.

Bashkë me pamjet e detit, ajo ka sjellë dhe tendencën e re të rrobabanjove për këtë stinë. E diplomuar për drejtësi, blogerja që njihet për postimet e saj të bukura në “Instagram”, rrëfen për “Panorama Plus” sa real është virtualiteti kur vjen puna te lumturia.

Pyetjes se cila stinë e inspiron më shumë, është tip vere apo dimri, ajo përgjigjet: “Natyrisht, vere. Por këto vitet e fundit sikur edhe dimri po bëhet shumë “i ngrohtë” në gjendjen time emocionale dhe përjetuese.”

Sa për jetën si blogere, ajo thotë: “Një jetë fluide që rrjedh vazhdimisht dhe nuk ndalet. Jo më kot thonë që kush ndalon, është i humbur. Rëndësi ka që të jesh gjithmonë gati për sfida të reja dhe për të bërë atë që ke më shumë qejf. Sepse me pasionin nuk humbet kurrë!”

Për disa sekrete të pathëna nga bota e modës ajo thotë: “Pavarësisht nëse është thjesht për përqendrim te vetja ose për një pasion të lindur, bota e modës është një sektor që funksionon në të gjitha aspektet. Dhe modelimi është prova e kësaj. Një profesion i vërtetë për të përgënjeshtruar të gjithë ata që e shohin vetëm si hobi”.

Sa për pushtetin e bukurisë në jetën e përditshme ajo thotë: “Pamja e parë ka rëndësi, sepse është impakti i syve, por fillimisht ajo fiton vëmendjen e mashkullit. Zemrën e fitojnë të tjera gjëra: respekti, sjellja, ndjenjat”.

E rëndësishme është që duhet të jemi gjithmonë vetvetja, të jetojmë dhe të jemi të lumtur, thotë ajo. Blogerja Xhensila Seferi njihet për pozat e saj me bikini si në dimër dhe në verë. E bukura e jetës për Xhensilën është liria personale apo familja personale?

“Një njeri mund të jetë i lirë dhe në familje. Jemi në vitin 2021, ndaj zinxhirët të së shkuarës janë shkëputur prej kohësh”, thotë ajo.

Njihesh si modele që duket sikur e ke më shumë pasion se profesion. Cilën do të veçonte si eksperiencën më mbresëlënëse në botën e modelingut?

“Në fakt, që në fillesat e mia modelingun e kam nisur si pasion dhe jo si profesion. E kam ditur që në fillim se rruga ime do të ishte tjetër, ndaj dhe jam fokusuar te studimet për t’u kualifikuar. Mes shkollës për Shkenca Politike dhe një shkolle të dytë për Drejtësi, modelingu ishte pasioni im. Çdo eksperiencë më ka shërbyer për t’u rritur artistikisht. Fushatat publicitare, daljet në ekran, kompeticionet e bukurisë më kanë formuar në modeling. Nëse do të më duhej të veçoja eksperiencën time në Itali te programi “Raggaza moda e spettacolo”, ku arrita deri te 10 finalistet për t’u bërë pjesë e kopertinës së kalendarit. Ishte tjetër ndjesi, tjetër efekt në ekran. U ndjeva krenare që në një skenë italiane u fol shqip, u vlerësua edhe një herë bukuria dhe aftësia shqiptare”, tregon Xhensila.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat