U “përplas” me Maria De Filippi për … Çfarë e detyroi balerinën e famshme shqiptare të braktiste “Amici”? Zbulohet arsyeja

Bota e Yjeve

U “përplas” me Maria De Filippi për … Çfarë e detyroi balerinën e famshme shqiptare të braktiste “Amici”? Zbulohet arsyeja

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:22
Maria De Filippi

Shumë talente që janë shfaqur në programin Italian “Amici”, kanë arritur sukses në botën e spektaklit.

Midis tyre edhe Anbeta Toromani, balerina e njohur shqiptare, e cila u rendit e dyta në edicionin e vitit 2002, pas Giulia Ottonello.

Artistja, tani 41-vjeçe, ka realizuar ëndrrën e saj duke performuar në skena prestigjioze. Madje për disa kohë ajo ishte gjithashtu një balerinë profesioniste në “Amici”, derisa u përplas me Maria De Filippi.

Image

Sipas mediave italiane, prezantuesja e qortonte për metodat e saj të punës ndaj Anbeta vendosi të braktisë programin.

“Kush bën punën time ka një nivel tjetër, komentet duhet të bëhen në shtëpi dhe jo para një djali njëzet vjeç. Unë ju respektoj ju kërcimtarë profesionistë dhe ju gjej shumë mirë, por herë pas here e lini veten të shkojë në komente. Sidomos ti, Anbeta”, mësohet se i ka thënë Maria De Filippi.

Image

Pas debateve me të, Anbeta Toromani u largua nga emisionin që zbuloi talentin e saj në kërcim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat