Rita Ora ekspozon linjat në bikini derisa vazhdon të qëndroi në Sidnei

Bota e Yjeve

Rita Ora ekspozon linjat në bikini derisa vazhdon të qëndroi në Sidnei

Më: 11 maj 2021 Në ora: 08:40
Rita Ora

Ajo është zhvendosur përkohësisht në Sidnei për të marrë pjesë në The Voice.

Dhe, Rita Ora ditën e djeshme dukej e pabesueshme teksa publikoi imazhe në bikini duke shijuar rrezet e diellit.

Këngëtarja, 30 vjeçare vuri në dukje figurën e saj të hijshme dhe pasuritë trupore në bikini dyngjyrëshe, bardh dhe zi.

Ajo dukej e relaksuar ndërsa pozonte për disa fotografi të Instagramit me rroba banje të mrekullueshme, të cilat mbështjellëshin rreth belit të saj.

Ylli gjithashtu tregoi fytyrën e saj të patëmetë pa makijazh derisa tërhoqi flokët prapa kokës.

Rita u aksesua me disa gjerdanë ari dhe në mbishkrim shkroi: “Disa foto nga unë duke shijuar kohën time në Sidnei”.

Ndryshe, muajin e kaluar, qarkulluan thashetheme se Rita është e lidhur me fituesin e çmimit Oscar, Taika Waititi.

Regjisori i Rita, Waititi, 45 vjeç, ndezi thashetheme për romance pasi u larguan së bashku në premierën e Stan’s RuPaul’s Drag Race Down Under në Shtëpinë e Operës të Sidneit.

Ata shmangnin të fotografoheshin në tapetin e kuq të Operës së bashku, dhe u shfaqën shumë të qetë kur u panë në vendin e ngjarjes.

Këngëtarja dhe regjisori i lindur në Zelandën e Re hynë në këtë ngjarje së bashku, por ishin të kujdesshëm për të qëndruar disa metra larg – në një lëvizje të vërejtur nga të pranishmit.

Pasi hyri brenda vendit, Daily Mail Australia zbuloi se dyshja zunë vendet e tyre krah për krah përpara audiencës.

Ndërsa prisnin, Rita dhe Taika biseduan nga afër së bashku, duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit ndërsa këngëtarja u shfaq duke vënë dorën në shpatullën e Taika.

Më vonë, Rita dhe Taika u larguan shpejt nga vendi i ngjarjes së bashku duke u përshëndetur me fansa para se Taika ta ndiqte nga një derë anësore.

Taika më pas vuri një dorë butësisht në kurriz të Ritës ndërsa ata qëndronin krah për krah.

Dalja e tyre në publik ishte e fundit në një seri takimesh mes dyshes, të cilët thuhet se janë ‘takuar për më shumë se një muaj’, ndërsa ajo ka qenë në Sidnei duke xhiruar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat