Pas setit fotografik me gjak dhe zemër në dorë, Roza Lati i sqaron të gjithë për marrëdhënien me të dashurin: Kush më paska zhgënjyer mua në atë far feje…

Bota e Yjeve

Pas setit fotografik me gjak dhe zemër në dorë, Roza Lati i sqaron të gjithë për marrëdhënien me të dashurin: Kush më paska zhgënjyer mua në atë far feje…

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:11
Roza Lati

Pak ditë më parë, Roza Lati vendosi të realizonte një set fotografik “të frikshëm”, fotot e të cilit i publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Moderatorja shihej e veshur vetëm me një këmishë të bardhë, me një palë çizme të gjata, dhe e lyer në “gjak”, teksa në njërën dorë mbante një zemër njeriu (prej silikoni), ndërsa në tjetrën një thikë.

“Ta ha zemrën”, shkruante Lati në secilën prej tyre.

Image

Kjo referuar një videoje që publikoi para setit fotografik, në të cilën shkruante:

“E pash që nuk më donte për Rozën më donte për Roza Latin. E pash që më adhuronte vetëm në skenë, nuk më adhuronte në shtëpi. E pash që ishte i dashuri perfekt vetëm kur ishim mes njerëzve dhe jo kur ishim vetëm. E pashë që ai adhuronte famën. Me thoshte ta ‘ha zemrën’ dhe unë ja hëngra vërtetë”.

Image

Nisur nga këto  fjalë, të gjithë fansat e moderatores nisën të aludonin se ajo mund t’i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin. Por nuk ka ndodhur asgjë me jetën personale të Rozës, e cila vendosi t’i sqarojë të gjithë ata që nuk e kuptuan se bëhet fjalë thjesht për një projekt artistik.

“Zemrat e mia, shoh që jeni shumë të shqetësuar se kush më paska zhgënjyer mua në atë far feje që unë bëra setin ‘Ta ha zemrën’. Më keni bllokuar inboxin… Po ju vë në dijeni publikisht, që unë jam shumë e lumtur dhe Ok me të dashurin tim. E dua vërtet.

Image

Seti ‘ta haj zemrën’ ishte një frymëzim kur pamë zemrën e silikonit të punuar aq reale sa thash… “wow” duhet ta bëj një foto me këtë. Normal që një organ në dorë do foto hardcore, do një set të egër.

Image

Dhe parukja bionde na çoi në Mood të Divave që kanë qenë gjithmonë të zhgënjyera nga meshkujt. Kështu që, asgjë personale. Thjesht shfaqje! Dhe argëtim i egër! Ju dua shumë!”, shkruan Roza në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat