“Më shkruante mesazhe të vrisja veten”- Modelja ngre akuza të rënda ndaj Chrissy Teigen

Bota e Yjeve

“Më shkruante mesazhe të vrisja veten”- Modelja ngre akuza të rënda ndaj Chrissy Teigen

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:22
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen ka folur së fundmi për bullizmin që i është bërë online, por para disa vitesh ajo ka bërë të njëjtën gjë ndaj një modeleje tjetër.

Courtney Stodden u bë e famshme 10 vjet më parë, kur ishte vetëm 16 vjeç, pasi u martua me aktorin 50-vjeçar, Doug Hutchison, raporton “BuzzFeed”.

Të gjithë iu kthyen kundër dhe nisën ta bullizonin në mediat sociale. Në vend që të ndihmonin një fëmijë të shpëtonte nga një marrëdhënie që nuk ishte e qartë, njerëzit talleshin, e turpëronin dhe fajësonin Courtney për situatën.

Image

Çifti u divorcua vitin e kaluar dhe që atëherë Courtney ka folur hapur për përvojën e keqe, duke publikuar disa video në Instagram.

“Shoh këtë foto të vjetër dhe ndihem e përdorur”,- dëgjohet duke thënë ajo në njërën prej tyre.

Gjatë një interviste të re me “Daily Beast”, Courtney listoi disa të famshëm që i dërguan mesazhe të tmerrshme gjatë asaj periudhe, përfshirë edhe Chrissy Teigen.

Image

Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vrisja veten”.

Kjo nuk është hera e parë që Stodden flet publikisht për modelen e njohur. Pas vendimit të kësaj të fundit për t’u larguar nga rrjeti social “Twitter”, ajo e cilësoi Teigen si “hipokrite”.

Megjithatë, këto mesazhe nuk janë vërtetuar ende, por të gjithë kanë nisur të kontrollojnë Tëitter-in e Chrissy.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat