Kush tha që ekrani do fustane? Xhinset janë kaq cool

Bota e Yjeve

Kush tha që ekrani do fustane? Xhinset janë kaq cool

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:09
Bora Zemani, Alketa Vejsiu dhe Alesia Bami

Dikur ka qenë një rregull i pashkruar se ekrani kërkon fustane, por sa vjen e prezantueset jo vetëm që nuk e ndjekin më këtë rregull, por tani është kthyer në trend edhe veshja që dikur konsiderohej vetëm për gjatë ditës. Bëhet fjalë për xhinset, të famshmet xhinse që i veshim kudo e që nuk dalin kurrë nga moda. Jo vetëm nuk dalin, por po hyjnë fuqishëm edhe në ekran.

Alketa Vejsiu, Bieta Sulo, Bora Zemani, Jonida Maliqi, Alesia Bami janë vetëm disa nga vajzat që janë shfaqur së fundmi me xhinse në emisione.
Alketa i kombinoi xhinset me një bluzë të kuqe përnjë nga puntatat e “Piter Pan” e mund të themi se moderatorja ka qenë ndër më të guximshmet duke qenë se emisioni i saj transmetohet mbrëmjeve.

Bieta, Bora e Alesia janë shfaqur me xhinse në emisionet e drekës e pasdrekës.

Bieta me këmishë rozë, Bora me të bardhë, Alesia me bluzë e xhaketë. Ndërsa Jonida si gjithmonë me shumë stil u shfaq në jurinë e “Kënga Magjike” me kominoshe xhinsi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat