Capital T nuk i kursen disa thumba për këngëtarët e rinj

Bota e Yjeve

Capital T nuk i kursen disa thumba për këngëtarët e rinj

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:30
Capital T

Çdo ditë industrisë muzikore i shtohen emra të rinj, që pavarësisht nëse kanë apo jo talent prodhojnë nga një këngë. Një pjesë e madhe kanë nisur ta shohin muzikën si një mënyrë të mirë të përfitimit të parave dhe ndaj ka kaq shumë këngëtarë të rinj që i janë shtuar tregut. Sigurisht që kjo gjë nuk pritet mirë nga artistët me përvojë, që kanë vite në skenë e dinë të bëjnë dallimin mes artit të vërtetë dhe atij komercial.

Në lidhje me këtë situatë kaq kaotike në tregun muzikor ka reaguar edhe reperi Capital T. Ai ka thumbuar këngëtarët e rinj dhe shprehet se më shumë ka “artistë” se njerëz “normal”, siç e quan reperi pjesën tjetër të shoqërisë.

“Gjithkush po bon kang e klipe e klikime e followersa. Ma shumë artista se njerëz normal. Edhe sa, edhe sa, edhe sa bohet mirë”, shkruan reperi në një postim.

Image
Insta

Para pak ditësh Capital T publikoi projektin e tij më të ri muzikor, që për të është mjaft i rëndësishëm.

Kënga e reperit mban titullin “Rrushe” dhe përcjellë një mesazh shumë të fortë për shoqërinë tonë, që fatkeqësisht nuk ka përparuar sa duhet për shkak të politikave të gabuara.

Pasi gjithë publiku gjeti veten në këtë këngë, projekti ka kaluar mbi 1 milion klikime brenda shumë pak ditësh. Kujtojmë se pas kësaj kënge do të publikohet një serial me po të njëjtin titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat