Bënë lëmsh të gjithë rrjetin me postimet në rrjete sociale, Arsim Abdyli tregon nëse është apo jo në një lidhje me Antonela Berishën

Bota e Yjeve

Bënë lëmsh të gjithë rrjetin me postimet në rrjete sociale, Arsim Abdyli tregon nëse është apo jo në një lidhje me Antonela Berishën

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:26
Antonela Berisha

Prej disa kohësh Arsim Abdyli dhe Antonela Berisha po përfliten për një lidhje dashurie jashtë programit të “Për’puthen”.

Dyshja kanë publikuar herë pas here imazhe nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe kanë udhëtuar drejt Milanos. Ata nuk i kanë kursyer as mesazhet romantike publike në rrjete sociale.

Image

Ditën e djeshme, teksa ishte i ftuar në një lidhje “Skype” tek “Shqipëria Live”, Arsimi zbuloi nëse është në të vërtetë në një lidhje me konkurrenten apo jo.

“Unë kam pëlqim për Antonelën. Normal. Është gocë e bukur edhe është me mend, por unë më Antonelën nuk kam asgjë. Ne kemi pasur dhe do të kemi një projekt muzikor bashkë.

Është e vërtetë që jemi takuar në Milano. Unë shkova për të takuar familjen edhe shokë në Milano. Edhe ajo shkoi të takojë familjen edhe e bëmë që të takohemi edhe ne të dy se kur je në emision, krijon edhe shoqëri.

Ishte rastësisht. Nuk e kemi planifikuar. Më shkruajti, i shkruajta. Pimë një gotë, hëngrëm një drekë bashkë, kaluam aty në Milano”, tregoi ish-konkurrenti.

Image

Ndërsa në lidhje me dedikimin që Antonela i bëri në Instastory duke publikuar foton e tij dhe duke e quajtur “i dashuri im”, Arsimi tha:

Image

“Ajo është një këngë që këndohet gjermanisht edhe është rap, është Loredana. Nuk e besoj se më referohet mua si ‘i dashuri’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat