Si kurrë më parë, Eliona Pitarka ndan një imazh të rrallë të partnerit me vogëlushen e tyre

Bota e Yjeve

Si kurrë më parë, Eliona Pitarka ndan një imazh të rrallë të partnerit me vogëlushen e tyre

Më: 13 maj 2021 Në ora: 16:52
Eliona Pitarka me vogëlushen

Në muajin mars Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi italisht jetën. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervaur dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar.

Sot me rastin e festës së Fitër Bajramit, Eliona ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël të të voglës dhe shprehet se ajo është dhurata më e madhe për të këtë vit.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Paqe, shëndet dhe begati! Zoti më bekoi me ty këtë Bajram shpirti im”, ka shkruar Eliona përkrah fotos së ëmbël.

Image
Insta

Më pas si kurrë ndonjëherë ajo ka publikuar dhe një foto të bashkëshortit me vajzën. Gala shihet duke fjetur mbi kraharorin e babit dhe Eliona është përpjekur që si gjithmonë të mos e zbulojë portretin e partnerit. Ajo ka treguar se nuk publikon foto të partnerit, sepse ai nuk ka dëshirë që të ekspozohet në publik.

Më herët Eliona ka treguar se bashkëshorti i saj nuk ishte i pranishëm në procesin e lindjes së vogëlushes për shkak të pandemisë, edhe pse ajo do ta donte shumë këtë gjë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat