“Ende dridhem kur e mendoj”- mbretëresha e intervistave, Oprah Winfrey, kujton pyetjen më të keqe që ka bërë ndonjëherë!

Bota e Yjeve

“Ende dridhem kur e mendoj”- mbretëresha e intervistave, Oprah Winfrey, kujton pyetjen më të keqe që ka bërë ndonjëherë!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:10
Oprah Winfrey

Oprah Winfrey e meriton famën që ka; e kanë quajtur “mbretëresha e intervistave”, dhe me të drejtë, sepse jo kushdo arrin “t`i zberthejë” të ftuarit si ajo. Por edhe Oprah ka shkelur ndonjëherë në dërrasë të kalbur.

Ajo rrëfen se pyetja më e keqe që ka bërë ndonjëherë ka qenë në një intervistë me aktoren Sally Field, e cila ishte në një romancë me kolegun, Burt Reynolds.

Oprah e pyeti nëse Burt e hiqte nga koka paruken kur flinte.

Image
Burt Reynolds, Sally Field

“Ishte një gabim i madh. Edhe tani dridhem kur e kujtoj. E pyeta vetëm sepse producentët më thanë. Ishte ajo që të gjithë donin të dinin. Kështu që unë e bëra. Sally u ftoh fare, nuk foli më.

E meritova atë reagim, ishte tërësisht  e papërshtatshme”, tha së fundi moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat