Selvija zbulon dëshirën më të madhe të saj dhe të Shpatit

Bota e Yjeve

Selvija zbulon dëshirën më të madhe të saj dhe të Shpatit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:39
Selvija, Shpat Kasapi

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao u kthyen shumë shpejt në një ndër çiftet më të preferuara për publikun shqiptar. Në rrjete sociale nuk kanë munguar dedikimet e tyre plot dashuri, që ju përcjellin shumë pozitivitet të gjithëve. Shpati dhe Selvija janë një çift i kompletuar në të gjitha aspektet, por ka diçka që atyre ju mungon.

Ditën e sotme, Selvija ishte e ftuar përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”,  në të cilin foli në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit. Selvija tha se ajo e agjëron prej kohësh, por këtë vit ishte disi më i veçantë për të. Ajo tregoi se ishte hera e parë që mbajti Ramazan në shtëpinë e partnerit të saj.

“Ka qenë pak më e vështirë, sepse është viti i parë që agjëroj larg familjes”, u shpreh Selvija.

E pyetur nga Bieta se për kë shkuan lutjet e saj në këtë muaj të shenjtë, Selvija nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.

“Unë jam e përgjithshme në lutje, bëj lutje për të gjithë ata që më duan, dëshiroj që t’ju japë zoti 100-fish më shumë. Por lutjen që të kemi një fëmijë e kam lutje primare nëse do Zoti”, tha ajo.

Edhe pak kohë më parë, Selvija shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë.

“1 jetë modeste. 1 shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe 1 bebush të vogël. Të lutem Shpat Kasapi”, shkroi Selvija në një postim.

Ajo mori menjëherë një përgjigje pozitive edhe nga Shpati e ne urojmë shumë që Zoti t’i plotësojë sa më shpejt dëshirën çiftit.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat