Jo se Roza nuk ka të dashur, vetëm se nuk do që ta përdorë për vëmendje

Bota e Yjeve

Jo se Roza nuk ka të dashur, vetëm se nuk do që ta përdorë për vëmendje

Më: 15 maj 2021 Në ora: 07:31
Roza Lati

Kur vjen puna tek njeriu i zemrës, Roza Lati pohon se ka vetëm një emër, dhe ajo është padyshim mamaja e saj, Rita Lati.

Megjithatë moderatorja nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve edhe për atë njeriun tjetër special në zemër.

“Jemi shumë kurioz ta dimë mashkullin tënd që ke në krahë, pse e mban sekret?”, ka shkruar një prej ndjekësve. Sakaq Roza nuk e ka kursyer as përgjigjen, as një thumb për të gjithë personazhet e njohur që ndajnë në rrjetet sociale njeriun e tyre të zemrës.

“Nuk më pëlqen të përdor partnerin për të marrë vëmendje”, ka shkruar ajo. Pra e kuptuat qartë, nuk keni për ta parë ndonjëherë të dashurin e Rozës. Edhe nëse kjo ndodh do sigurohet të ndodhë atëherë kur nevoja për vëmendje s’do ekzistojë më!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat