“Kemi qenë gjithë kohën me rroba në kurriz”- Këngëtarja shqiptare rrëfen periudhën e vështirë në jetën e saj

Bota e Yjeve

“Kemi qenë gjithë kohën me rroba në kurriz”- Këngëtarja shqiptare rrëfen periudhën e vështirë në jetën e saj

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:44
Lori Kaçka

Këngëtarja shqiptare, Lori Kaçka, ka folur së fundmi për një ndër periudhat më të vështira të jetës së saj.

Gjatë një interviste të dhënë për “Prive” artistja ka treguar se zhvendosja e familjes së saj nga Korça drejt Durrësit në vitin 1986 nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Kam pasur një jetë shumë të vështirë. Babai im në atë kohë ka qenë oficer, ndërsa tani është në pension. Oficerët kanë pasur një jetë shumë të vështirë, sepse kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz.

Image

Kemi ndërruar shumë vende. Nuk ka qenë e lehtë me të thënë të drejtën, por i jemi përshtatur punës së babait se ka qenë e domosdoshme që ne të shkonim ku të shkonte ai me punë”,- tregoi Lori.

Por kalimi nga një vend në një tjetër, e ka ndihmuar shumë këngëtaren, siç ajo vetë ka treguar.

Image

“Unë kam pasur fatin të prek shumë nga trevat shqiptare, që do të thotë në Shqipërinë jugore, të mesme, në atë të veriut. Kjo në fakt më ka ndihmuar shumë në jetë, për shumë arsye dhe për shumë gjëra”,- shtoi Lori.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat