“Sa ma kënaqni zemrën që më përkëdhelni me fjalë të bukura”, Marina mahnit me imazhet e reja

Bota e Yjeve

“Sa ma kënaqni zemrën që më përkëdhelni me fjalë të bukura”, Marina mahnit me imazhet e reja

Më: 15 maj 2021 Në ora: 20:07
Marina Vjollca

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, di gjithmonë si të marrë vëmendjen e audiencës.

Bukuroshja bionde përherë mban afër fansat përmes postimeve, të cilët e përkrahin në çdo hap të mundshëm.

Kështu në një postim në rrjetin social Instagram, ajo zgjodhi të mahnit 1.4 milion ndjekësit.

Marina u shfaq me një fustan të ngushtë, që e bënte t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore.

Flokët i pati më lëshuara mbi supe, kurse për makijazh në këtë paraqitje ajo shkoi me nuanca më të errëta.

“Sa ma kënaqni zemrën që më përkëdhelni me fjale te bukura”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi përndryshe mori me qindra komente, që e përshkruanin se sa tërheqëse duket moderatorja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat