Bashkëpunojnë sërish! Luana Vjollca suprizohet nga Philipp Plein, ja dhurata që bëri gjiganti i modës!

Bota e Yjeve

Bashkëpunojnë sërish! Luana Vjollca suprizohet nga Philipp Plein, ja dhurata që bëri gjiganti i modës!

Më: 16 maj 2021 Në ora: 07:34
Luana Vjollca

Po bëhet pak kohë që nuk e shohim në ekran, por Luana Vjollca pas suksesit me “Shiko Kush LUAN” ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, ku na “ngacmon” hera herës me postimet e saj.

Në median online së fundmi u përhap me shpejtësi lajmi se Luana Vjollca do të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor dhe me bashkëpunime mjaft intersante. Këto zëra i ka konfirmuar vetë showgirl-i i njohur.

Teksa për bashkëpuntorët në muzikë flitet se është Yll Limani, një ndër ta, Luana na ka treguar një tjetër bashkëpuntor dhe ai është Philipp Plein.

Image

Tashmë pjesë e familjes “Philipp Plein” Luana i ka besuar imazhin e projektit të ri gjigantit të modës dhe ai e surprizuar me një dhuratë nga koleksioni i ri.

Si duket bashkëpunimi mes dyshes Luana Vjollca dhe Philipp Plein po ecën mjaft mirë dhe pse jo shumë shpejt ta shohim Luanën si imazhin kryesor të gjigantit të modës. Kujtojmë se Philip Plein u kujdes për imazhin e Vjollcës me disa nga ‘look’-et në HIT-in e verës 2020 “Locos” në bashkëpunim me yllin latin Jay Santos.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat