“Ishe mirë si shpërndarëse ilaçesh”, rrjeti ironizon Anën pas publikimit të këngës

Bota e Yjeve

“Ishe mirë si shpërndarëse ilaçesh”, rrjeti ironizon Anën pas publikimit të këngës

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:43
Ana Lleshi

Si një pjesë e mirë e ish-konkurrentëve të “Përputhen” edhe Ana Lleshi I është future muzikes duke pohuar se ka patur gjithmonë talent në këtë fushë.

Ana ka publikuar këngën e parë, “Deal”, por duket se publiku nuk po bie dakort me ish-konkurrenten në një pikë, talentin.

Për fatin e keq të saj, në rrjet kënga “Deal” nuk është pritur aspak mirë dhe memet e ironitë kanë shpërthyer menjëherë.

Gjithashtu komentet nga më të ndryshmet po shpërndahen dhe njëri prej tyre i shkruan:

Image

“Boh tmerr. Ishe mirë si shpërndarëse ilaçesh ça tu desh muzika”, shkruan komentuesi i cili ka marrë qindra like duke u mbështetur nga të tjerët.

Image

Për të gjithë ata që nuk e kujtojnë komentuesi i referohet “skandalit” të Anës me Arjonin në “Përputhen” kur dolën foto nga shtrati dhe ish-konkurrentja u justifikua duke thënë se i kishte dërguar ilaçe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat