Aktorja e njohur merr rolin e Pamela Anderson dhe ne nuk po bëjmë dot dallimin mes tyre

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur merr rolin e Pamela Anderson dhe ne nuk po bëjmë dot dallimin mes tyre

Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:40
Pamela Anderson

Lily James është e njohur për rolin e saj si Hirushja në filmin me të njëtën titull, por si thoni sikur ta shihni një hërë aktoren edhe në lëkurën e Pamela Anderson?

Së fundmi. aktorja e njohur është fotografuar veshur me kosutimin ikonë të Pamela-s, të cilën ajo e ka mbajtur veshur në xhirimet e filmit “Baywatch”.

Fotografët kanë shkëputur disa imazhe gjatë xhirimeve të serive më të reja të serialit të vjetër, të cilat do të transmetohen së shpejti në “Hulu”, ku James do ketë rolin e Anderson.

Ajo që u ra të gjithëve në sy është fakti se Lily James ka një ngjashmëri të frikshme me Pamela Anderson dhe shumë do ta kishin të vështirë të bënin dallimin mes tyre nëse do i vendosnin përballë njëra-tjetrës në një foto.

Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite që kur Pamlea Anderson dhe David Hasselhodd xhiruan “Baywatch”, Lily James i ktheu pas në kohë të gjithë fansat e serialit më të famshëm në vitet ’90.

Fansat e serialit i kanë komplimentuar të gjithë aktorët, jo vetëm Lily James, për përshtatjen e tyre me rolet orgjinalë.

“Kanë qëlluar në shenjë. Kanë zgjedhur aktoren e duhur për rolin. Grimi, flokët, çdo gjë ishte perfekte”, ka thënë dikush që ka qenë i pranishëm edhe në sheshxhirim.

Por yli i “Baywatch”, Pamela Anderson, e ka cilësuar këtë serial të ri si një kopjim shumë të dobët dhe ka premtuar publikisht se nuk do e shikojë kurrë.

Seriali i ri me titullin “Pam & Tommy” është një dramë biografike me tetë episode që përqendrohet në martesën e vështirë të Anderson në 1995 me bateristin e Mötley Crüe, Tommy Lee gjatë muajve pasi u publikua video e tyre famëkeqe e seksit. Lee do të interpretohet nga ylli i “Captain America” Sebastian Stan.

Image
Lily James
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat