Kjo veshje ikonike e J.Lo-së është arsyeja që ekziston kërkimi i imazheve në Google

Bota e Yjeve

Kjo veshje ikonike e J.Lo-së është arsyeja që ekziston kërkimi i imazheve në Google

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:30
Jennifer Lopez

Sa herë Jennifer Lopez shfaqet në një event të caktuar, të gjithë sytë janë pa dyshim te pamja e saj. Por këtë javë, ishte një veshje e vjetër që e bëri atë të ishte në titujt kryesorë të mediave. Po flasim për fustanin e saj të famshëm të vitit 2000, me të cilin u shfaq në Grammy. Pikërisht ky fustan duket se ka qenë arsyeja e shpikjes së kërkimit të imazheve në Google.

Jennifer Lopez bëri shumë zhurmë me fustanin e gjelbër Versace, me dekoltenë V deri poshtë kërthizës. Të mos harrojmë që bëhet fjalë për shumë vjet më parë, kur veshjet më avangardë në tapetin e kuq ishin veshjet xhins të Justin dhe Britney-t ose veshjet me barkun jashtë të Christina Aguilera-s. Në atë kohë, të gjithë po flisnin për veshjen e guximshme të J-Lo dhe donin të shihnin fotografitë.

“Në atë kohë, ishte pyetja më shpesh e kërkuar që kishim parë ndonjëherë, por nuk kishim asnjë mënyrë të saktë për t’u dhënë përdoruesve saktësisht atë që dëshironin: J-Lo të veshur me atë fustan”, shpjegoi Eric Schmidt, kryetari ekzekutiv i Google.

Për atë arsye, shpjegoi ai, lindi Kërkimi i imazheve në Google.

E kujt ia kishte marrë mendja?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat