Unazat e fëmijërisë janë trendi më i madh i këtij viti dhe i preferuari i VIP-ave

Bota e Yjeve

Unazat e fëmijërisë janë trendi më i madh i këtij viti dhe i preferuari i VIP-ave

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:11
Kylie Jenner

Kujt nuk i kujtohen unazat plastike shumëngjyrëshe që mbanim në fëmijëri? E dimë që kanë kaluar shumë vite, por disa gjëra mbeten në kujtesë gjithmonë, sidomos veshjet e aksesorët e preferuar. Besoj e keni kuptuar se unazat plastike me ngjyra janë rikthyer në modë falë TikTok-ut dhe vajzave të famshme që e kanë përqafuar këtë trend dhe e kanë risjellë në mënyrën më moderne të mundshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Yje si Kylie Jenner, Dua Lipa dhe Bella Hadid janë parë me unaza të shumta të tilla dhe duken aq bukur.

E vërteta është se vera do të dukej e mërzitshme me aksesorë minimalistë, prandaj është koha e duhur për të rikthyer në modë këto bizhuteri të guximshme e me ngjyra. Në këto kohë të zymta, idetë kreative në modë dhe dizajn janë ato që dëshirojmë. Përveç kësaj, bizhuteritë modeste nga 2 metra larg (për shkak të distancimit social) vështirë se vërehen.

Frymëzohuni nga këto modele dhe filloni të mendoni për foton e radhës me unazat tuaja plastike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat