Nick Jonas përfundon në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e këngëtarit

Bota e Yjeve

Nick Jonas përfundon në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e këngëtarit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 08:29
Nick Jonas

Nick Jonas thuhet se është shtruar në spital pasi pësoi një dëmtim gjatë xhirimeve të shtunën në mbrëmje. TMZ raporton se 28 vjeçari u dërgua me urgjencë pas incidentit, por tani po rikuperohet në shtëpi. Incidenti ka ndodhur në sheshin e xhirimit.

Nick aktualisht është në Los Angeles ndërsa gruaja e tij, aktorja Priyanka Chopra ndodhet në Londër.

Image

Ajo ka qenë atje që nga fundi i vitit të kaluar për xhirimin e disa projekteve. Ndërkohë, Nick ka qenë duke punuar për “The Voice” dhe albumin e tij, Spaceman.

Përveç The Voice, Jonas është angazhuar me gruan e tij për të mbledhur fonde për Indinë, e cila është në mes të një vale vdekjeprurëse të pandemisë. Më 12 maj, Jonas dhe Chopra njoftuan se arritën qëllimin e tyre prej 1 milion dollarësh për të ndihmuar në luftën kundër virusit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat