Si rrallëherë, Demi Rose vjen me imazhe ku shfaqet elegante

Bota e Yjeve

Si rrallëherë, Demi Rose vjen me imazhe ku shfaqet elegante

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:16
Demi Rose

Modelja e njohur, Demi Rose, është ndër më të komentuarat në faqet rozë.

Ajo në rrjete sociele përherë është aktive, duke ndarë pothuajse çdo ditë imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit, Demi si rrallëherë ka vendosur që të mbulojë pjesët më delikate të trupit, të cilat gjithmonë i shfaq.

Image

E veshur me një fustan të bardhe dhe elegant, bukuroshes bionde iu vërejt fiziku i formësuar.

Flokët e shkurtra i kishte të lira mbi supe, kurse për shkak të syzeve të bardha nuk vërehej mjaftueshëm nëse ka përdorur makijazh.

Image

Rose përndryshe shihej e ulur në një lokal me plot gjelbërim, derisa shijonte pijen që kishte para vetes.

Që nga fillimi i pandemisë coronavirus e deri më tani, Rose ka qenë duke qëndruar në Ibiza të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat