U përzgjodh për të luajtur rolin e Pamela Anderson, por ngjashmëria mes aktoreve po habit të gjithë rrjetin

Bota e Yjeve

U përzgjodh për të luajtur rolin e Pamela Anderson, por ngjashmëria mes aktoreve po habit të gjithë rrjetin

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:28
Pamela Anderson

Aktorja 32-vjeçare, Lily James i ka habitur të gjithë për shkak të ngjashmërisë së madhe me Pamela Anderson, në filmin “Baywatch”.

Në fotot e publikuara online, ajo shihet e veshur me bikinit ikonike të Pamela Anderson, të cilat janë shkrepur gjatë kohës që xhiroheshin seritë më të reja të serialit të vjetër, që do të transmetohen së shpejti në “Hulu”, raporton “Daily Mail”.

James do të ketë rolin e Anderson dhe ato kanë një ngjashmëri të habitshme, që u ka dhënë fansave kënaqësinë të kthehen në vitet ’90.

Image

“Kanë qëlluar në shenjë. Kanë zgjedhur aktoren e duhur për rolin. Grimi, flokët, çdo gjë ishte perfekte”, -ka thënë dikush që ka qenë i pranishëm edhe në sheshxhirim.

Image

Pamela Anderson, e ka cilësuar këtë serial të ri si një kopjim shumë të dobët dhe ka premtuar publikisht se nuk do e shikojë kurrë.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat