Anxhela Peristeri, ndër të veshurat më bukur në tapetin e Eurovision

Bota e Yjeve

Anxhela Peristeri, ndër të veshurat më bukur në tapetin e Eurovision

Më: 18 maj 2021 Në ora: 06:39
Anxhela Peristeri,

Mbrëmja e së dielës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me tapetin e Eurovision 2021, mbi të cilin moda pati një shfaqje përrallore. Tapeti turkeze prezantoi të gjithë konkurrentët pjesëmarrës me elegancën dhe sharmin artistik.

Emra markash të njohura sollën veshje nga më modernet deri tek ato klasiket që i qëndrojnë çdo lloj kohe, por nuk munguan as ngjyrat e ndezura, të zgjedhura jo pa qëllim – për t’i dhënë më shumë dritë e ngjyra jetës.

Por kush ishte veshur më bukur?

Në sondazhet e publikuara nga Wiwibloggs, në krye të më të votuarave si e veshura më bukur është përfaqësuesja e Letonisë, Samanta T?na, e cila ra në sy për stilin origjinal e ngjyrën e fortë të gjelbër.

Ndërsa pas saj, renditet përfaqësuesja shqiptare. ‘Old Hollyëood glamour’ është përcaktimi që i është bërë veshjes së Anxhela Peristerit në ceremoninë e hapjes së Eurovision, në Rotterdam.

Një fustan i kuq, nga Valdrin Sahiti, me të çarën e theksuar në këmbën e majtë tregon jo vetëm elegancën, por edhe sensualitetitn e këngëtares shqiptare.

Asnjë koment tjetër për Anxhelën, thjesht magjepsëse.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat