Kush i shkruan Sarës: Sa e keqe je! O Zot, si burrë!

Bota e Yjeve

Kush i shkruan Sarës: Sa e keqe je! O Zot, si burrë!

Më: 21 maj 2021 Në ora: 23:45
Sara Hoxha

Sara Hoxha ka treguar se nuk e ka problem t’i përgjigjet komenteve negative që merr në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj dhe ka vendosur të publikojë edhe komentet negative.

“Sa e keqe je! O Zot, si burrë!”, i shkruan dikush dhe Sara i është përgjigjur: “Ai që shan, shan veten”.

Pak ditë më parë Ledri Vula, ka publikuar këngën e re “Don mo”, ku ishte protagoniste edhe Morena Taraku.

Dyshja shfaqen të kapur për dore në klip dhe nisur nga këto skena, dikush është bërë kurioz dhe ka pyetur Sarën për marrëdhënien që ka ajo me Morenën.

“Super raport”, – tha shkurt Sara, duke treguar se e di që bëhet fjalë vetëm për punë dhe nuk ka pse të bëhet xheloze.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat